Sulm masiv me raketa në Ukrainën Qendrore

10 TE VRARE DHE 28 TE PLAGOSUR, UKRAINA RIMERR DISA TERRITORE

Rusia shenjestron Ukrainen qendrore dhe sulmon banesat civile. Nga Sulmi masiv 10 te vdekur dhe mbi 28 te plagosur. Ndersa trupat Ukrainase perparojne ne marrjen e territoreve te pushtuara ne juglindje. Rritet bilanci i viktmave nga permbytjet.

Rusia, sulm masiv me raketa në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, duke vrarë të paktën gjashtë civile dhe duke plagosur 25 te tjere.

Gjatë orëve të para të së martës, sirenat e sulmit ajror u ndezën në të gjithë Ukrainën dhe komanda e lartë ushtarake e vendit tha se forcat ajrore shkatërruan 10 nga 14 raketat që Rusia lëshoi në Ukrainë dhe një nga katër dronët e prodhuar nga Irani.

Kryebashkiaku i qytetit Oleksandr Vilkul ka bërë të ditur se të paktën shtatë persona besohet të jenë të bllokuar nën rrënoja.

U zgjova nga zhurma e pare dhe shkova drejt e në ballkon. Më pas disa raketa gjëmuan dhe pash që ato ranë në disa ndërtesa përballë me shtëpinë time.

Ne ishim në gjumë, të gjitha xhamat u thyen. Unë jam ende e hutuar se si ndodhi sulmi. Fillimisht pati një zhurmë të forte dhe më pas makinat u dogjën.

“Vrasësit rusë vazhdojnë luftën e tyre kundër ndërtesave të banimit, qyteteve dhe njerëzve,” u shpreh Zelensky. Sulme të tjera me dron u raportuan edhe në Kharkiv ku u dëmtuan disa ndërtesa. Alarmet ajrore u dëgjuan gjithashtu në rajonin Donetsk dhe Poltava . Në fushën e betejës trupat ukrainase kanë rimarrë disa vendbanime në juglindje duke përpararuar 90 km katrorë në Donetsk.

Ndërkaq numri i të vdekurëve nga përmbytjet katastrofike në Kherson është rritur në dhjetë dhe 40 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Dhjetëra mijëra parcela toke janë përmbytur dhe ekspertët shprehen se pasojat do të jenë afatgjata.

Pjesa më e madhe e Khersonit mbeti ende nën ujë edhe pse përmbytjet janë ndalur.Videoja me dron tregon qindra shtëpi të shkatërruara. Një pjesë e madhe e familjeve po përballen me mungesë uji të pijshëm ndërsa rreziku është rritur për përhapjen e disa sëmundjeve. Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres deklaroi se shqetësimet janë rritur ditët e fundit se Rusia do të tërhiqet më 17 korrik nga marrëveshja që lejon eksportin e sigurt të drithit dhe plehrave kimikë nga tre porte ukrainase të Detit të Zi.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share