Sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu

Faqja zyrtare e kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot është përballur me një sulm kibernetik.

Një gjë të tillë e  ka bërë të ditur vetë faqja e komunës së Çairit ku thuhet se çdo gjë që postohet nuk është nga ana jonë, përcjellë Klan M.

”Të nderuar qytetarë ju informojmë se faqja zyrtare e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu për momentin ka sulm kibernetik dhe çdo gjë që postohet në këtë faqe nuk është nga ana jonë. Për gjithçka do t’ju informojmë në vijim. Me shumë respekt kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu” – shkruan faqja zyrtare e komunës së Çairit. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share