Suksesi i Struga Trim Lum rikthen një vend të humbur në garat evropiane për klube

Fitorja bindëse 3:1 e kampionit në fuqi të Maqedonisë së Veriut, klubit të futbollit Struga Trim Lum në cilësinë e vendasit kundër ekipit nga Luksemburgu, Hesperange, jo vetëm që e gëzoi ekipin strugan, por ka sjellë gëzim edhe tek skuadrat tjera të cilat pretendojnë që në fund të këtij kampionati vendor të sigurojnë një vend për garat  europiane. Maqedonia e Veriut me shumë gjasa do të rikthejë vendin e humbur në garat e UEFA-s.

Sipas klasifikimit aktual, futbolli i Maqedonisë për klube ka “kërcyer” dy vende dhe është sërish në grupin e 50 vendeve më të mira në Evropë, që garanton një vend më shumë në Konferencë Ligë. Rezultatet e dobëta në vitet e fundit kanë bërë që sezonin e ardhshëm të kemi një përfaqësues në kualifikueset e Ligën e Kampionëve dhe vetëm dy në Konferencë Ligë, ndërsa nga sezoni 2025/26 do të kthehemi në tre klube në këto gara europiane që është kompeticioni i tretë sipas  cilësisë që organizon UEFA.

Me kalimin eventual të ekipit Struga Trim Lum në fazën e play off të Konferencë Ligës, do të sjellë pikë të reja për futbollin të Maqedonisë së Veriut, që është edhe garancë e madhe për të pasur tre ekipe në këtë garë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share