Sukses historik: Voska Sport në elitën e futbollit vendor

PRANË KUALIFIKIMIT EDHE SKUADRA E GOSTIVARIT

Me kompletimin e ndeshjeve të javës së 28-të në Ligën e dytë, Voska Sport dhe Gostivari kanë siguruar kualifikim në elitën e futbollit vendor, ndërsa Vardari pas turpit me Teteksin ka vënë pikëpyetje edhe balotazhin. Më 19 maj në Ohër, Voska Sport do të feston kualifikimn në Ligën e parë

Futbollistët e Voska Sport nga Ohri, dy xhiro para përfundimit të kampionatit në Ligën e Dytë, siguruan plasmanin në elitën e futbollit vendor. Për Voska Sport është ky suksesi më I madh në historinë e klubit, të themeluar para katër viteve.

Promovimin në elitën e futbollit, Voska Sportit, ia siguroi humbja e Vardarit në Shkup nga Teteksi 1:2, kurse në derbin e qytetit Voska luajti baraz me Ohrin 2:2.

Pronari I Voska Sport, Nefi Useini, për Klan Maqedoni deklaroi se meritor për këtë sukses historik janë futbollistët dhe trajneri duke paralajmëruar manifestimin qendror që do të mbahet më 19 Maj në Ohër.

Kjo do të thotë një sukses  shumë I madh për Voskën. I falënderoj të gjithë lojtarët që e dhanë maksimumin, falënderoj trajnerin që e  dha maksimumin , të gjithë stafin organizativ dhe dhashtë zoti në Ligën e Parë të kemi suksese më të mëdha. Stadiumi “Biljanini Izvori”  për herë të parë me Voskën i ka kënduar këngët shqipe” – tha Nefi Useini, pronar i KF Voska Sport.

Njër ndër figurat kryesore pë këtë sukses është edhe kapiteni Izair Emini, i cili me  përvojën e tij, ka  stimuluar bashkëlojtarët e tij.

“Pas një pune të madhe dy vjeçare mund të them se i kemi bërë të gjitha mundësitë për të arritur deri këtu dhe sot është dita që ne ta festojmë këtë ditë të madhe historike me këtë  klub të vogël dhe mendoj se me plotë meritë fituam epitetin e Ligës së parë” – tha Izair Emini.

Para promovimit në Ligën e Parë, pas më shumë se një dekade, është edhe ekipi I Gostivarit. Gostivarasit shënuan fitorse si mysafir tek Detonit Plaçkovica dhe dy xhiro para përfundimit të kampionatit në Ligën e Dytë, kanë pesë pikë epërsi ndaj Vardarit.

Sipas të gjitha gjasave, në sezonin e ardhshëm 2023/2024, futbolli në Maqedoninë e Veriut do të flet shqip, me pesë ekipe shqiptare nga 12 sa garojnë në ligën e parë.

Përvec Voska Sportit dhe Gostivarit që bëhen pjesë të elitës së futbollit, tashmë si ekipe të etabluara janë Shkëndija, Struga Trim Lum dhe Shkupi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share