Suedia në alarm nga ndërhyrjet ruse

VENDI I CILI DO TE VOTOJE NE 11 SHTATOR ESHTE NE GATISHMERI PASI  FUQITE E HUAJA MUND TE ZGJEROJNE NDARJET MIDIS GRUPEVE ETNIKE

Në Suedi është vendosur alarmi mes frikës së Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet që do të mbahen në 11 shtator. Dobësitë e perceptuara të Suedisë ndaj dezinformatave të huaja përfshijnë emigracionin, krimin e dhunshëm, shkollat, vendet e punës, pensionet dhe rritjen e kostove të energjisë. Ekspertët janë shprehur se fuqitë e huaja mund të jenë të interesuara të dëmtojnë Suedinë dhe zgjedhjet, ose të përpiqen të zgjerojnë ndarjet midis grupeve etnike.

Suedia është vënë në gatishmëri të lartë për të përballuar një ndërhyrje të mundshme të Rusëisë në zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën.

Agjencia e mbrojtjes psikologjike e rithemeluar së fundmi në vendin skandinav tha se kishte parë aktivitet të shtuar nga burime të huaja pas aplikimit të saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe se ishte e përgatitur për mundësinë e “diçkaje të jashtëzakonshme” në prag të ditës së votimit më 11 shtator.

Vendi është përballur me një politikë mjaft të turbullt kohët e fundit.

Sipas sondazheve demokratët suedezë , populistët e djathtë me rrënjë neo-naziste, mund të jenë në rrugën e duhur për të zëvendësuar të moderuarit si partia e dytë më e madhe e Suedisë.

Zgjedhjet në përgjithësi kanë qenë një garë mes partive të majta të udhëhequra nga socialdemokratët e Andersson dhe një koalicion i qendrës së djathtë të udhëhequr nga të moderuarit, por edhe kjo e fundit në vetëm pak vite  është zbehur për shkak të politikave ndaj refugjatëve.

 Fushatat e vazhdueshme dezinformuese, që mendohet se vijnë nga Rusia, përfshijnë pretendime se Suedia është një vend i dobët dhe nuk është i sigurt për refugjatët.

GAZETARE:LIVIA KALLFA

PAMJET: KLAN NEËS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share