Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës. Ai i ka bërë thirrje masës që të refuzojë atë që e ka konsideruar “helm të urrejtjes” dhe u ka kërkuar pjesëmarrësve që të mos humbin mundësitë për të ndërtuar paqe.
Ai është zotuar se do të fokusohet me liderët shtetërorë drejt dhënies fund të konfliktit.
Para largimit, ai i ka thënë turmës: Të dashur vëllezër dhe motra, kthehem në Romë duke ju ndjerë më afër zemrës sime”. Katolikët e entuziazmuar kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se kjo vizitë i ka gëzuar ata jashtë mase.
“Nuk kam fjetur, jam shumë e lumtur”, ka thënë Jovana Buyom. “Ne jemi shumë të lumtur me ardhjen e Papës, sepse ai na ka dhënë mesazhin e paqes, të bashkohemi ne populli i Sudanit Jugor”, ka thënë Juaj Bol Ayuel. Mesha e Papës ka mbledhur 70.000 pjesëmarrës. Ceremonia fetare është mbajtur në ditën e fundit të vizitës së Papës në Sudanin Jugor, njëkohësisht e para e tij në këtë vend.
Prej shpalljes së pavarësisë më 2011, ky shtet është përballur me luftë civile. Pavarësisht marrëveshjes së arritur për paqe më 2018, dhuna e nxitur nga tensionet etnike ka vazhduar.Më shumë se 400.0000 njerëz besohet se kanë vdekur si pasojë e konfliktit./REL