Stuhia Bert ka përfshirë Britaninë e Madhe duke sjellë dëborë dhe shira të dendur.
Janë dhënë 13 alarme për përmbytje në pjesën më të madhe të vendit. Kompanitë hekurudhore u kanë kërkuar pasagjerëve të shmangin udhëtimet në zona të caktuara.
Moti ka prekur edhe transportin ajror pasi disa fluturime janë anuluar në aeroportet e Neëcastle dhe Dublin ndërsa disa akse rrugore janë mbyllur.
Të paktën 60,000 shtëpi, ferma dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Irlandë . Shkak për këtë janë bërë erërat e forta, ku më së shumti janë prekur perëndimi dhe veriperëndimi i vendit.
Zonat në Skoci dhe Anglinë verilindore do të preken më shumë nga bora, ndërsa do të ketë erëra të forta në Uells dhe në veri dhe juglindje të Anglisë. Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar priten reshje të dendura shiu.
Moti I keq ka goditur edhe Serbinë duke shkaktuar dëme në rrjetin elektrik. Më shumë se 10 mijë njërëz kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe erërave të forta.
Kushtet e pafavorshme të motit kanë prekur edhe aeroportin e Beogradit. Për këtë arsye është lëshuar një njoftim lidhur me mundësinë e vonesave apo edhe anulimeve të fluturimeve.