Stuhitë e fuqishme shkaktojnë dëme në SHBA

Energjia elektrike është ndërprerë për mbi 1.1 milion shtëpi dhe biznese, mijëra fluturime të anuluara

Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në një pjesë të madhe të SHBA-së lindore.

Videot në mediat sociale tregojnë rrugët e përmbytura në Kembrixh, Massachusetts, pasi stuhia e fortë e shoqëruar me breshër dëmtoi shtëpi, ndërpreu udhëtimet për shumë qytetarë, ndërsa shkatërroi shuëm automjete. Erërat e forta deri në 200 km/h dëmtuan pemët dhe linjat e energjisë elektrike edhe në Alabamën veriore dhe Xhorxhia.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar tre paralajmërime për tornado në të gjithë shtetin. Stuhitë e fuqishme përfshinë Knoxville në East Tennessee, çatitë e disa ndërtesave u dëmtuan, ndërsa dhjetra banorë u evakuuan.

Energjia elektrike është ndërprerë për më shumë se 1.1 milionë shtëpi dhe biznese në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Maryland, Xhorxhia dhe Tenesi. Mbi 8 mijë fluturime janë anuluar në aeroportet kryesore.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë të ditur se tornadot dhe breshëri pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Përmbytjet vijnë pas një periudhe të të nxehtit ekstrem që përfshiu SHBA-në ku temperaturat arritën mbi 40 gradë Celsius.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share