Stuhitë e borës godasin Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë..!

NË SERBI SITUATË E JASHTËZAKONSHME NË PESË KOMUNA

Autoritetet në Serbi kanë shpallur situatë të jashtëzakonshme në pesë Komuna për shkak të motit të lig dhe reshjeve të dëborës.

Ivanjica, Varoshi i Ri, pjesë të Vranjes, Sjenica, Prijepolje dhe rajone tjera janë goditur nga reshje të pandërprera të borës tashmë 48 orë, që ka shkaktuar izolimin e disa fshatrave dhe ndërprerje të rrymës elektrike.

Shërbimet e shpëtimit në Serbi thonë se kanë pasur intervenime të shumta në terren si dhe kanë evakuar 30 persona kurse 17 tjerë I kanë shpëtuar.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ushtrinë që t`u vijë në ndihmë komunave të goditura nga reshjet e dendura të borës.

Në Bullgari janë shënuar dy viktima si pasojë e stuhisë së borës që ka përfshirë Bullgarinë.

Sofja dje shpalli situatë të jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të vendit, kurse reshjet e borës dhe stuhitë kanë ndërprerë energjinë elektrike në disa rajone, kryesisht në verilindje të vendit.  

Sipas autoriteteve mbi 1.000 amvisëri kanë mbetur pa rrymë elektrike. Bora dhe era e fuqishme kanë shkaktuar pengesa në trafikun rrugor dhe hekurudhor edhe në Rumani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share