“Stuhia” në RMV: Reshjet e shiut shtojnë nivelet e lumejve!

Reshje shiu priten edhe gjatë së shtunës, lokalisht në formë të motit të lig

Rajoni i Maqedonisë së Veriut, nga dje është kapluar në reshje shiu, që vende-vende kanë qenë të rrëmbyeshme. Gjatë 24 orëve të fundit, sic njofton KlanM, sipas autoriteteve, më së shumti shi ka rënë në Anet e Mavrovës – 87 litra në metër katrorë, pasojnë Dibra me 65, Kriva Pallanka me 57, Berova me 40 e kështu me radhë.

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar probleme në disa rajone perëndimore të vendit, vecanërisht në atë të Dibrës, ku janë regjistruar bodrume të përmbytura.

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, sic percjell KlanM, ka paralajmëruar derdhje të mundshme të lumejve që mund të shkaktojnë probleme lokale nëpër vendbanime dhe infrastrukturën rrugore, si dhe rrëshqitje të dheut.

Lidhja Auto-Moto e vendit njoftoi se për shkak të rrëshqitjes së dheut ishin mbyllur drejtimet rrugore Kumanovë – Kratovë dhe Kumanovë – Kriva – Pallankë.

Reshjet e shiut, me përjashtime të vogla, kanë rritur nivelin e ujit nëpër lumejt e vendit.

Rritje më e madhe për 48 centimetra, sic percjell KlanM, matjet e Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike, është shënuar tek lumi Radika në Dibër, dhe Treska afër Makedonski Brodit me 40 centimetra. Për dallim nga lumejtë, nivelet e liqenëve në vend mbeten të njëjta.

Sipas paralajmërimeve të metereologëve, edhe gjatë së shtunës do të ketë rreshje të shiut, vende – vende reshje të rrëmbyeshme me mbi 40 litra në metër katrorë, me bubullima dhe mot të lig të shoqëruar me erë të fuqishme. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share