Stuhia më e fortë diellore që preku Tokën daton 14 mijë vite më parë

Nëse ajo do ndodhte sot, do shkatërronte çdo gjë

Zbulohen gjurmë të stuhisë më të fortë diellore që ka prekur Tokën. Duke analizuar trungjet e pemëve të lashta të fosilizuara në Alpet e Francës, janë gjetur radiacione që nëpërmjet analizave me radiocarbon datojnë 14.300 vite më parë.

Pas analizimeve krahasimore me karotat e gjetura më parë në Groenlandë, ekspertët hedhin hipotezën se bëhet fjalë për një super stuhi diellore, më e madhja e dokumentuar deri më tani, me grimca energjie që kanë prekur atmosferën e Tokës. Nëse kjo stuhi do të ndodhte në kohët e sotme, do të shkatërronte sistemet e telekomunikacionit, energjisë, me dëme të shumta në ekonomi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autorët shpjegojnë se në 15 mijë vitet e fundit, janë verifikuar 9 ngjarje të tilla të mëdha, dhe ajo e vitit 1859 e ashtuquajtur Efekti Carington, deri më sot konsiderohej më e fuqishmja, pasi shkëputi linjat telegrafike në botë dhe shkaktoi aurora boreale në lartësi aspak normale. Megjithatë intensiteti i atij eventi, sipas ekspertëve, është mjaft i vogël në krahasim me zbulimin e fundit të stuhisë diellore të 14.300 viteve më parë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share