Stuhia e fuqishme që shkakoi dëme në disa pjesë të Maqedonisë ka sjellë një shpërthim të aktivitetit në Qendrën për Menaxhimin e Krizave. Drejtori Stojançe Angelov ka raportuar se linja e thirrjeve emergjente, 112, u mbush me më shumë se 2700 thirrje gjatë ditës së djeshme, ku qytetarët kanë ndarë shqetësimet dhe dëmet e tyre nga stuhia. Disa semaforë në Shkup kanë pësuar dëme kurse rrethoja e hekuirt të trenit në autokomandë kishte potencialin për të sjellë pasoja të rënda, megjithatë, për fat të mirë, nuk ka pasur raportime për aksidente personash. Përpos dëmeve materiale të shumta, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima njerëzore. Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, tha se reagimi i shpejtë i autoriteteve dhe solidariteti i shfaqur nga komuniteti kanë ndihmuar në mbajtjen e situatës nën kontroll.
”Më e rëndësishmja për ne është se gjatë stuhisë së djeshme nuk ka pasur asnjë qytetar të vrarë apo të lënduar. Dëmi material do të konstatohet më tej. Sipas informacioneve që i kemi për momentin, në Shkup kemi më shumë se 255 raportime për dëme nga qytetarët, ndërsa në Tetovë janë më shumë se 500 thirrje nga qytetarët që raportojnë dëme” – tha Stojançe Angelov, drejtori i QMK-së.
Angellov shtoi se nga stuhia e fortë e djeshme, zjarrfikësit e Tetovës kanë treguar një angazhim të jashtëzakonshëm. Ata kanë punuar pa pushim për të drenuar ujin nga bodrumet e përmbytura, jo vetëm në Tetovë, por edhe në komunën e Jugunovcës dhe Siriçinos, ku situata ka qenë e rëndë.
”Zjarrfikësit e Tetovës gjatë ditës së djeshme me të gjitha forcat kanë tentuar të nxjerrin ujin nga bodrumet e përmbytura, jo vetëm në Tetovë por edhe në komunën e Jugunovcës, Siriçino kemi pasur paraqitje të bodrumeve të përmbytura. Është karakteristike se disa automjete kanë ngecur nën ujë dhe ka pasur situata mjaft të rrezikshme, por zjarrfikësit I kanë nxjerrë jashtë pasagjerët” – tha drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të japin ndihmën e nevojshme për riparimin e dëmeve materiale, duke i ndihmuar qytetarët të rikthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur. /tvklan.mk/