Stuhia Doksuri, dy të vdekur në Pekin nga përmbytjet e mëdha

Të paktën dy persona kanë vdekur në Pekin pasi Kina është goditur nga një prej stuhive më të forta që ka goditur vendin ndër vite.

Stuhia Doksuri ka shkaktuar përmbytje të gjera dhe ka çuar në kaos në të gjithë Kinën veriore.

Në kryeqytet, të paktën 31,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa stacionet e metrosë janë mbyllur.

Stuhia që ishte një tajfun tani është duke u dobësuar, zyrtarët u kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda.

Një alarm i kuq është lëshuar në qytet dhe punëdhënësit janë urdhëruar të lejojnë njerëzit të punojnë nga shtëpi.

Reshjet e shiut në Pekin dhe qytete të tjera në Kinën veriore kanë arritur tashmë nivele të larta të rrezikshme, ndërkohë që shirat priten të vazhdojnë edhe për të paktën 24 orë të tjera, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share