Mbi 20 persona kanë humbur jetën kryesisht në aksidente automobilistike, mijëra fluturime janë anuluar këtë Krishtlindje
Bilanci i të vdekurëve nga i ftohti ekstrem që ka përfshirë pothuaj të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 22.
Gati 1.8 milionë amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike. Humbjet e jetëve i atribohen aksidenteve në rrugë për shkak të ngricave si dhe rrëzimit të pemëve si pasojë e erërave të fuqishme.
Një gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork do të vijojë edhe përgjatë fillimit të javës. Në Buffalo, erërat e forta deri në 70 km/h paralizuan çdo gjë. Aeroporti ndërkombëtar anuloi të gjitha fluturimet për shkak të stuhisë së fuqishme.
Rreth 500 shoferë e gjetën veten të bllokuar në automjetet e tyre në kontenë Erie, ndërsa ekipet e urgjencës janë vendosur në dispozicion për të shpëtuar njerëzit. Policia në Kolorado Springs, Kolorado, raportoi dy vdekje të lidhura me të ftohtin ku një burrë që u gjet i vdekur pranë një transformatori energjie. Tre persona humbën jetën në aksident ndersa tetë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve automobilistike të lidhura me motin, duke përfshirë katër në një aksident në Ohio.
Planet për të udhëtuar për këtë Krishtlindje u anuluan për miliona amerikanë. Më shumë se 2,700 fluturime në SHBA u anuluan. Shoqata Amerikane e Automobilave kishte vlerësuar se 112.7 milionë njerëz do të udhëtonin midis 23 Dhjetorit dhe 2 Janarit por moti i keq do i detyrojë njerëzit që t’i kalojnë festat në shtëpitë e tyre.
Temperaturat do të vijojnë që të mbeten të ulëta deri në -20 gradë Celsius nga Xhorxhia, Karolinën e Jugut si dhe në shtetet jugore Teksas dhe Florida. Shteti perëndimor Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien në -45 gradë Celsius.
Moti i ftohtë ka detyruar autoritetet që të hapin qendra ngrohjeje në biblioteka dhe stacione policie, ndërsa siguruan edhe ushqim për të pastrehët. Situata mbetet kritike në kufirin Meksikë-SHBA ndërsa shtohet edhe fluksi i emigrantëve.
Klan News