Stuhia Daniel godet Greqinë qendrore

Një fermer humbi jetën ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur, dëmet janë të konsiderueshme në Volos

Stuhia Daniel ka goditur disa rajone në Greqi duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Një burrë u gjet i vdekur dhe qindra shtëpi dhe rrugë u përmbytën në qytetin port Volos, në Greqinë qendrore. Fermeri humbi jetën pasi muri i shtëpisë së tij u shemb pas përmbytjeve të fuqishme. Ndërkaq një tjetër person rezulton i zhdukur.

Qindra shoferë mbetën të bllokuar në makina në rrugët Lambraki, Dimitriados, Iasonos (JASONOS), Argonafton, Larissis dhe Athinon. Kryebashkiaku i Volos i ka bërë thirrje njerëzve që të kufizojnë lëvizjet pasi lumenjtë mund të dalin nga shtrati.

Autoritetet janë të shqetësuara për rritjen e nivelit të përrenjve që përshkrojnë disa zona rreth Volosit. Gjithashtu edhe prefektura e Atikës pritet të përfshihet në orët në vijim nga stuhia Daniel. Meterologët parashikojnë gjithashtu edhe ulje temperaturash në disa rajone.

Moti i keq në Greqi vjen pas një Korriku dhe Gushti tepër të nxehtë me temperatura përvëluese që shkaktuan thatësirë ekstreme dhe zjarre të fuqishme, ku humbën jetën dhjetra njerëz dhe qindra mijëra hektarë tokë e pyje si dhe shtëpi u dogjën në disa rajone.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share