Studimi për tërmetin katastrofik në Turqi

“FENOMEN TEPER I RRALLË QE DY LEKUNDJE KAQ TË FORTA EVIDENTOHEN BRENDA NJË KONTINENTI”

Një studim i kryer nga Universiteti i Pekinit për tërmetin katastrofik që ran në kurifin turko-sirian ka dalë në përfundimin se është tejet e rrallë që dy lëkundje me magnitudë kaq të lartë ndodhin në të njëjtin kontinent.

Tërmeti I dyfishtë që goditi Turqine dhe Sirinë në 6 shkurt të këtij vitit, është më I forti I regjistruar ndonjëherë ne terrenin koninental. Dhe është ekstremisht e rrallë që të verifikohen në të njëjtën zonë  dy lëkundje me magnitudë kaq të lartë dhe të ndodhura brenda një harku kohor aq të ngushtë. Ndërkohë që rezulton të jenë goditjet më të forta në hisotirnë e 2000 viteve të fundit në Turqi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këto janë konkluzionet e një studimi të detajuar të kryer nga Universiteti I Pekinit dhe I publikuar në revistën Earthquake Science.

Ekipi kërkimor ka përdorur teknika të reja për të kalkuluar intensitetin sizmik të këtyre dy goditjeve, dhe madje kanë korrigjuar pasaktësi në matjen e magnitudës. Vlerat përfundimtare të punës shkencore rezultojnë të jenë 7.95 dhe 7.86, pra më të larta me 0.6 dhe 05 në krahasim me rezultatet e publikuara fillimisht, me etiketën “katastrofike”. Profesoret theksojnë faktin se është ekstremisht e rrallë që dy evente kaq të forta dhe të njepasnjëshme si në kohë ashtu edhe në hapësirë të verifikohen në brendësi të të njëjtit kontinent. Ndërkohë që fenomene të tilla kanë mundësi më të larta të verifikohen në zona të kontaktit mes kontinenteve dhe oqeaneve , ose në thellësi të këtyre të fundit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share