Para M.A.Sh lanë vaktin e tyre të përditshëm – mollë të kalbur, bukë e djath
Në numër të vogël, por të zëshëm dhe këmbëngulës ndaj kërkesave të tyre. Kështu dukeshte marshi në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve. Kërkesat e tyre do të shqyrtohen, kështu u është premtuar nga Ministria e Arsimit, e cila do të bëjnë një plan për ti realizuar kërkesat e tyre.
“Sot kishim sërish takim me deputet e të gjitha partive politike dhe ramë dakort që deri të mërkurën MASH një plan aksionar si përgjigje ndaj kërkesave tona të të gjitha universiteteve. Të shohim nga afër që konviktet studentore se në çfarë gjendje janë. Ne këtë e dimë por gjithsesi të gjithë studentët meritojnë një jetë studentore më të mirë dhe më të rehatshme”, thotë studenti Agron Demiri.
“Neve studentëve të universiteteve private nuk na takon transporti publik falas nga Ndërrmarja e Transportit Publik. Kjo është njëra prej kërkesave që unë do të përpiqem ta siguroj”, deklaroi studenti Mila Petrushevska.
Marshi i stundetëtve përdundoi para Ministrisë së Arsimit ku u dhanë kartonë të verdhë dhe vaktin e tyre të përditshëm në konviktet studentëore “mollë e kalbur, bukë e djath”./KlanMacedonia
Përgatiti: Arbana Q. Klimenta