Në Strugë, në Parkun e Poezisë, “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Spanjës, sic njofton KlanM, përkujtuan laureatin e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, Husto Horhe Pardon.
“E rëndësishme është se kjo ngjarje ndodh në Strugë pikërisht në Parkun e Poezisë, afër drurit të mbjellur nga Husto Horhe Pardon në vitin 1990. Të rrallë janë vendet që mund të lëvdërohen me festival sikurse Mbrëmjet Strugane të Poezisë, festival që ka si laureatë poetët më të mëdhenj të botës në gjysmën e dytë të shekullit 20 dhe dekadat e para të shekullit 21” – ka deklaruar Todorçe Tasevski, Drejtor i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.
Sot nderojmë një poet dhe njeri të madh që ishte ndër lidhjet më të fuqishme që bashkon Spanjën me Maqedoninë e Veriut – deklaroi përfaqësuesi i Misionit të Mbretërisë së Spanjës, njofton KlanM.
“Nuk e teproj nëse them se Husto Horhe Padron ishte një nga mbrojtësit më të shquar të ekzistimit të këtij vendi. Dashuria e tij ndaj RMV-së nuk është shndërruar vetëm në vargje dhe botime, por edhe në mbrojtjen e identitetit të këtij vendi dhe madhështisë kulturore” – ka deklaruar Ernesta Heredero Del Kampo Shef i Misionit të Mbretërisë së Spanjës.
Mysafirë special të ngjarjes, sic percjell KlanM, ishin anëtarët e familjes së ngushtë të laureatit, bashkëshortja Kleopatra Filipova de Horhe Padron dhe e bija Lara de Horhe Filipova.
Laureati I Mbrëmjeve Strugane të Poezisë për vitin 1990, Husto Horhe Padron, ka lindur më 1 Tetor 1943 kurse ndërroi jetë më 11 Prill 2021. /KlanMacedonia/