Ndeshja e turit të tretë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës midis Struga Trim Lum dhe Swift Hesperange, nuk do të luhet në arenën “Todor Proeski”.
Kështu ka vendosur Institucioni më i lartë i futbollit europian, sipas të cilëve fusha e stadiumit “Todor Proeski” nuk i përmbush aspak kriteret e kërkuara nga ana e tyre, andaj është marrë vendim që ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Swift Hesperange të zhvillohet në stadiumin pranë Qendrës Sportive “Petar Milloshevski” tek FFM.
Ndeshja e parë e turit të tretë midis Struga Trim Lum dhe Sëift Hesperange do të zhvillohet me datë 10 gusht me fillim në ora 17:00.