Struga Trim Lum ngriti trofeun e kampionit – Mposhti Shkupin në ndeshjen e fundit të kampionatit

FC Struga Trim Lum edhe zyrtarisht e përfundoi sezonin futbolistik si kampion i Ligës së Parë në Maqedoni. Me fitoren 2:1 ndaj FC Shkupit, struganët e mbyllën sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, përcjell Klan Macedonia.

Shkupjanët avancuan të parët përmes Adentunji në pjesën e parë, që u mbyll në favor të myafirëve. Ndërsa pjesa e dytë foli e gjitha për kampionët e rinj të elitës së futbollit vendor. Me golat e Radeskit dhe Besart Ibraimit, FC Struga TL arrit të mposht shkupjanët e për ta përfunduar me fitore këtë sezon.

Në fund të ndeshjes pasoi ceremonia e ngritjes së trofeut të kampionit. Kapiteni Flamur Tairi bashkë me zëvendëskapitenin Bunjamin Shabani e ngritën lartë trofeun e parë dhe historik të FC Struga trim Lum.

Kujtojmë që Struga do të ndeshet më 20 maj në finalen e Kupës së Maqedonisë përballë Gjorçe Petrovit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share