Argjentinë: 10 kartonë të kuq në finalen Superkupës

Çmenduria e shoqëroi fitoren 2-1 e “Trofeo de Campeones”, e quajtur ndryshe Superkupa e Argjentinës në futboll, të Racing Club ndaj Boca Juniors, me 10 kartonë të kuq të dhënë nga minuta e 90-të deri në minutën e 120-të.

Pas një fillimi të shpejtë, në të cilin goli i Norberto Briasco në minutën e 19-të për Boca u barazua nga Matias Rojas i Racing tre minuta më vonë, asnjëra palë nuk mundi ta gjente golin fitues. Finalja, në sezonin e saj të tretë, u vendos nga një gjë e turpshme.

Me kohën shtesë që po pritej, ndeshja shpërtheu në minutën e pestë ekstra me Sebastian Villa (Boca) dhe Johan Carbonaro (Racing) të ndëshkuar me kartonë të kuq. Në fakt, kjo ishte thjesht parathënie e asaj që do të vinte.

Skuadra vendase pati gjashtë lojtarë të tjerë të përjashtuar në kohën shtesë pasuese. Katër prej tyre dolën direkt me të kuqe: Louis Advincula, Carlos Zambrano, Diego Gonzalez dhe Dario Benedetto.

Dy lojtarë të tjerë u larguan nga fusha pasi morën të verdhën e dytë. Nga ana e vet, Racing Club pati dy lojtarë shtesë të përjashtuar: Carlos Alcaraz dhe Catriel Cabellos. Në kohën kur gjyqtari shënoi me kohë të plotë fitoren 2-1 të Racing, fusha e lojës kishte vetëm 12 lojtarë të mbetur në të.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share