Tani më kur i thamë lamtumirë vitit 2023 dhe jemi në ditët e para të 2024 me krenari mund të themi se ekipet e futbollit shqiptar dominuan kampionatin 2022/2023 dhe vazhdojnë po me të njëjtin ritëm edhe në kampionatin 2023/2024. Pra Struga Trim Lum.
Shkupi dhe Shkëndija mbajnë primatin e ekipeve më të mira pa mos i nëvlersuar edhe ekipin e Gostivarit dhe Voska Sport që fitojnë përvojën e duhur në elitën e futbollit vendor. Por me rezultate shumë të mira po dëshmohen edhe klubi I futbollit Besa e Dobërdollit në Ligën e dytë pasi zyrtarisht është kampione vjeshtore dhe prtendent më serioz për kualifikim në elitën e futbollit. Arsimi iÇegranit gjithashtu është në mesin e skuadrave më stabile në këtë rëngë të garave, ndërsa Bashkimi I Kumanovë pas rikthimit pas një dekalde vazhdimisht po stabilizohet.
Por nëse duhet veçuar ndonjë nga këto skuadra si ekipe më të suksesshme për vitin që e lam pas padyshim se është klubi i futbollit Struga Trim Lum kmap[ion i sezonit 2022/2023 dhe kampion vjeshtor në kampionatin 2023/2024. Struganët për herë të parë luajtëm në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, që më pas në ndeshjet e Ligës së Konferencës të prekim fazën “play-off”. Ndërsa përherë tëparë luajtën edhe në finalen e Kupës së RMV-së. Me shpresë se këto suksese do të vazhdojnë edhe në vitin që sapo e kemi filluar
Struga Trim Lum doli kampione me 10 pikë diferencë ndaj Shkupit në vendin e dytë dhe 11 pikë më tepës e Shkëndija në vendin e tretë. Vlenë të përmendet e ekipi kampion në kamp[ionatin e kalyuar regjistroi 5 fitore kubndër dy konkuretëve më të mëdhenjë FC Shkupit dhe KF Shkëndijës
Merritor më i madhë për këtë sukses padyshim se është pronari Mendy Qyra me kompaninë “Trim Lum”, dhe me tafi i tij, pa mos e haruar stafin teknik me trajnerin Shpëtim Duro futbollistët Bunjamin Shabani, Besart Ibraimi, Marajn Radevski, Mexhiti Neziri, Besmir Bojku dhe të tjerë.
Ajo që duhet përmendur është se Struga Trim Lum me 13 fitore dhe 5 disfata mbetet prtendenti kryesor për titullin kampion edhe në sezonin 2023/2024.
Por krahas ekipit më të suksesshëm në vitin e kaluar Struga Trim Lum, patjetër duhet theksuar edhe Besa e Dobërdollit që na ka befasuar me rezultate pozitive, krejt falë investimit të familjes Tairi të cilët me një entuziazëm të madh po rrugëtojnë drejt realizimit të projektit KF Besa.