Kampioni i Maqedonisë së veriut në futboll shënoi fitore minimale 2-1 kundër armenëve të Pyunik, në ndeshjennë stadiumin“Biiljanini Izvori” në Ohër, në ndeshjen e pare të raundit të dytë të UEFA Konferencë Liga. Autor të golave për vendasit ishin Besatrt Ibraimi në minutën e 8-të nga penaltia dhe Spirovski në minutën e 73-të. Për ekipin e Pyunik shënoi Villela në minutën e 23 të pjesës së parë nga një penalti e dyshimtë. Skuadra mysafire nga minuta e 60-të luajti me një futbollist më pak pasi futbollisti Vakulenko u ndëshkua me kartonë të kuq dhe me siguri nuk do të jetë pjesë ekipit në ndeshjen kthyese në Armeni.
Ndeshja kthyese Pyunik – Struga Trim Lum, do të zhvillohet në stadiumin Vazgen Sargsyan Republican Stadium në Jerevan, më 30 korrik me fillim në ora 18:00.
Stadiumi “Biljanini Izvori” në Ohër. tifozë afro 1000 . Refer Leandro Teixeira. Golashënues Besart Ibraimi (8’) nga penaltia, Spirovski (73’) për vendasit ndërsa Villela (23’) nga penaltia. Karton I kuq Vakulenko (Pyunik) 60’
Ekipet luajtën me këto formacione:
STRUGA TRIM LUM: Djumoviq, Vllajkoviq (Takahara 67’), Radiq, Krivanjeva, Ristevski, Jevtoski, Spirovski, Shabani, B.Ibraimi, Kehinde (Ukpa 84’), Radeski (Campaore 67’)
Trajner: Qatip Osmani
PYUNIK: Avagyan, Alemao, Voskan, Vakulenko, Juninho, James, Maia (Grigorian 90+2’, Villela (Cociuc 90+3’), Carabello (Kovalenko 62’), Agdon (Parades68’), Davidyan (Udo 68’)
Trajner: Eghishe Melikyan /tvklan.mk