Struga tregon forcën në kampionat, mund Tikveshin 3:1

Me dy gola të Besart Ibraimit dhe një gol të Marjan Radeskit, FC Struga Trim Lum rikthehet tek fitorja në kampionatin elitar të futbollit vendor, pas pauzës për shkak të ndeshjeve evropiane, përcjell KlanM.

Struganët filluan ndeshjen duke sulmuar nga fillimi dhe duke e kërkuar golin me ngulm. Kështu goli i parë erdhi në minutën e 15-të nga
Marjan Radeski, i cili goditi me stil portën e mysafirëve pas një asisti të bukur nga Mexhit Neziri.

Goli i dytë, siç përcjell KlanM, erdhi nga sulmuesi më i mirë në historinë e kampionatit vendas, Besart Ibraimi nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën 21-të.

Sërish mbrojtësi Mexhit Neziri shfaqet i rrezikshëm me krosimet e tij nga krahu i djathtë, duke asistuar për Ibraimin, i cili me kokë mposhti portierin kundërshtar për 3:0 në minutën e 31-të.

Mysafirët nga Kavadari shënuan në minutën e 37-të përmes Xhemal Ibishit pas një pakujdesie në mbrojtjen strugane.

Besart Ibraimi huqi mundësinë për “hat trick” në këtë ndeshje pasi nuk arriti të shënojë nga një tjetër penalti në minutën e 63-të të ndeshjes.

Ndeshja u kontrollua kryesisht nga ekipi i Struga Trim Lum, ndërkaq përveç rezultatit final prej 3:1, u regjistruan edhe dy kartona të kuq, nga një për secilën skuadër.

Për struganët pas dy kartonave të verdhë nga loja u largua Edis Maliqi, ndërsa nga ekipi mysafir u largua Varelovski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share