Stoltenberg vlerëson ndihmën që Norvegjia ia ka bërë Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka çmuar ndihmën financiare dhe ushtarake që Norvegjia ia ka bërë Ukrainës.

“E mirëpres ndihmën mjaft domethënëse financiare, humanitare dhe ushtarake të Norvegjisë për Ukrainën”, është shprehur Stoltenberg, pas dërgesës së tetë Leopardëve gjermanë, raporton Euronews, përcjell KlanKosova.tv.

“Ndihma përfshin sisteme mbrojtëse ajrore, tanke, artileri dhe municion. Duhet të vazhdojmë që t’i sigurojmë Ukrainës atë që ka nevojë të triumfojë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Norvegjia kishte njoftuar në janar se do të kontribuojë me donacion tankesh drejt Ukrainës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share