Stoltenberg u tërheq vëmendjen Prishtinës e Beogradit

Kreu i NATO-s: Palët të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme

Kontingjentit prej 4.000 trupave të NATO-s që janë në Kosove iu shtua edhe një batalion komando i Ushtrisë Turke ndërsa pritet që të mbërrijnë aty edhe 700 trupa shtesë. Vendimin e bëri të ditur shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit në Ankara me presidentin e rizgjedhur turk Rexhep Taip Erdogan.

Në takim Presidentit Erdogan iu kërkua vota për anëtarësimin e Suedisë në samitin e NATO-s më 11-12 Korrik në Vilnius pasi sipas Stoltenberg ajo i ka përmbushur tashme kërkesat turke.

“Asnjë aleat tjetër nuk është përballur me më shumë sulme terroriste sesa Turqia. Suedia ka ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të përmbushur shqetësimet e Turqisë. Kjo përfshin ndryshimin e kushtetutës suedeze, përfundimin e embargos së armëve si dhe rritjen e bashkëpunimit kundër terrorizmit, përfshirë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Legjislacioni i ri i rëndësishëm suedez për luftën kundër terrorizmit ka hyrë në fuqi vetëm pak ditë më parë, kështu që Suedia ka përmbushur detyrimet e saj.”

Stoltenberg dhe Erdogan diskutuan një sërë çështjesh në axhendën e Samitit të NATO-s duke përfshirë edhe mbështetjen për Ukrainën, si dhe punën për të forcuar luftën kundër terrorizmit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share