Stoltenberg: NATO-ja gati për çdo skenar të kërcënimeve nga Moska

FINLANDA DHE SUEDIA DO TE NENSHKRUAJNE PROTOKOLLIN E PRANIMIT SE SHPEJTI

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet për tu pranuar në aleancë së shpejti. Ai u shpreh gjithahstu se NATO është e përgatitur për cdo skenar të mundshëm pas kërcënimeve nga Rusia .

Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet e tyre të pranimit për t’u bashkuar me NATO-n të marten.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i NATO-s Jens Stoltenberg i cili theksoi se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh tashmë është marrë.

“Ne do të nënshkruajmë zyrtarisht protokollin e anëtarësimit të martën, me praninë e ministrave të jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, por vendimi tashmë është marrë”.

Ne lidhje me deklaratat e fundit të presidentit Vladimir Putin se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të vendoste trupa ushtarake në Finlandë dhe , Stoltenberg dha kete pergjigje.

Ne jemi gati të mbrojmë aleatët tanë sigurisht edhe Finlandën dhe Suedinë .Jemi të përgatitur për cdo skenar.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë ku u shpreh se aleanca është duke punuar në marrjen e grurit nga Ukraina nga toka dhe deti ndërsa akuzoi Rusinë se kërkon të përfitojë politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht .

Ndërkohë, Kreu i Shtëpisë së Bardhë i cili foli për luftën në Ukrainë u shpreh se e ka paralajmëruar homologun e tij rus para luftës se “nëse ai sulmonte Ukrainën NATO do të forcohej.

JOE BIDEN –PRESIDENT I SHBA-SE

Përpara se të fillonte lufta i thashë Putin se nëse do të pushtonte Ukrainën NATO jo vetëm do të fuqizohej por edhe do të bashkohej më tepër.

Biden u shpreh gjithashtu se në ditët në vijim do të njoftojë një ndihmë ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share