Stoltenberg: E rëndësishme rritja e forcave në Kosovë

“Kemi parë tensione të shtuara në këtë vend”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e konsideron të rëndësishme shtimin e forcave të aleancës në Kosovë. Në nisje të një takimi të ministrave të mbrojtjes të Aleancës në Bruksel, Stoltenberg tha se kjo u bë pas shtimit të tensioneve atje.

“Ne kemi shtuar praninë tonë në Kosovë. Ne kemi parë tensione të reja të shtuara atje, kështu që është e rëndësishme që NATO të rritë praninë e saj në Kosovë”.

E para që dërgoi forca shtesë në Kosovë ishte Britania e Madhe më 6 Tetor. NATO njoftoi se 200 ushtarë britanikë mbërritën në Kosovë duke e çuar në 600 numrin e kontigjentit ushtarak britanik në këtë vend.

Rumania lajmëroi se do të shtojë edhe 100 ushtarë të tjerë ndërsa Gjermania njoftuar se do të dërgojë 150 forca të tjera shtesë në Kosovë në nisje të vitit të ardhshëm.

NATO vendoi të rrisë praninë e saj pas tensioneve të 24 Shtatorit kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë efektivin e saj Afrim Bunjaku dhe duke plagosur 2 policë të tjerë.

Kosova është një nga çështjet që do të diskutohet në takimin 2-ditor të Brukselit ku vëmendje do të ketë edhe për luftën në Ukrainë dhe tensionet në Gaza.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share