Stojançe Angelov në Klan Debat: LSDM nuk arriti të kujdeset për kërkesat tona

Lideri i Partisë “Dinjiteti”, Sotjanço Angellov, në Klan Debat ka folur edhe për arsyet pse ka vendosur të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në. Angellov ka thënë se Mickovskin ka pasur komunikim për rreth dy vite dhe se VMRO-DPMNE e ka mbështetur iniciativën e tyre për kompensimin e familjeve të “Branitellave” dhe se ai është i bindur që kjo do të ndodhë nëse ata fitojnë zgjedhjet.

”LSDM tregoi një kapacitet të madh demokratik por nuk arriti të kujdeset për atë që po kërkonim, për të miratuar ligjin për ‘Branitellat’, kjo është një padrejtësi e madhe, unë kam kolegë dhe miq të mëdhenj edhe në LSDM edhe në BDI. Dhe sa isha në Qeveria isha kritik. Unë vij nga blloku i djathtë dhe LSDM-ja i dinte pikëpamjet e mia, BDI ishte barra që nuk e lejoi LSDM-në të punojë siç duhet. Një moment shumë i rëndësishëm është që Kovaçevski, ministrja Petrovska na dha përkrahje dhe kjo duhet të lavdërohet” – tha Stojançe Angelov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Angelov ka folur gjithashtu për marrëdhënien e tij me kryeministrin Talat Xhaferi dhe për situatën politike të ndërlikuar pas ndryshimeve të fundit në qeveri dhe koalicion.

”Përkundër dëshirës apo tentativës së Talat Xhaferit për të më ndërruar nga kjo pozitë, duhet të votojë LSDM-ja, gjegjësisht ministrat e LSDM-së, mundësisht dy ministrat e VMRO-së, sepse BDI dhe Aleanca nuk e kanë shumicën e nevojshme” – tha Angelov.

I pyetur se nëse LSDM fiton zgjedhjet, a do të largohet nga VMRO DPMNE dhe do të kthehet në LSDM.

“Po, nëse më kërkojnë mua si profesionist, por për rrogën 5000 euro” – tha Angelov.

Kryetari i “Dinjitetit”, Stojanço Angellov tha se është e nevojshme të bëhet një transformim i plotë i shoqërisë, të shfuqizohet balancuesi në punësim, si dhe të zbatohen reforma që do të mundësojnë hyrjen e vendit tonë në Bashkimin Evropian. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share