Racin.mk sot ka kërkuar mendim dhe koment nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, për lajmin se policia e Kosovës ka arrestuar pesë serbë në Kosovë nën akuzën për krime ndaj popullatës shqiptare, për të cilën ka reaguar Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën.
Ata e akuzuan kryeministrin e Kosovës për terrorizimin e popullatës serbe.
Stoilkoviq ka komentuar vizitën e nesërme të kryeministrit Kurti në Maqedoni dhe për takimin me kryeministrin Mickoski, i cili do ta ketë takimin e parë me një kryeministër të jashtëm në Shkup pas marrjes së qeverisë.
Në vazhdim e përcjellim të plotë përgjigjen e zëvendëskryeministrit në Qeveri dhe ministrit për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoiljkoviq.
“Është për keqardhje dhe për çdo dënim shmangia e pyetjeve për intolerancën ndaj serbëve në Maqedoni nga mediat dhe politikanët shqiptarë dhe normalisht nga disa kolegë tuaj, gjunjët e të cilëve janë ende të mavijosur, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga rënia e pushtetit BDI-LSDM. Ju heshtni për fjalimin urrejtës ndaj meje, për tërheqjen e shënjestrës ndaj meje dhe popullit serb në Maqedoni dhe sikur jeni të interesuar për sjelljen e pushtetarëve të Prishtinës që vazhdimisht bëjnë terror ndaj serbëve. E çuditshme, por e pritshme!”, ka komentuar Stoilkoviq.