KOVAÇEVSKI: DO T`U PRIJË VENDIMEVE PËR VAZHDIMIN E RRUGËTIMIT EVROPIAN TË VENDIT
Në Poligonin Krivolak, katër vende të NATO-s, Maqedonia e Veriut, SHBA-të, Shqipëria dhe Mali i Zi si dhe Kosova si partner i NATO-s, marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Përgjigja e shpejtë 23” me rreth 1.850 pjesëmarrës, njofton KlanM.
Në fjalimin e tij, Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti dhe vend i sigurt në NATO.
“Me anëtarësimin tonë në NATO dhe pjesëmarrje në aksionet e përbashkëta, ndërtojmë partneritete të fuqishme me aleatët në rajon dhe më gjerë. Për RMV-në paqa dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor janë një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.
Në kontekst të situatës politike në vend, sic njofton KlanM, Kryeministri i zotua se do t`u prijë dhe do t`i propozojë të gjitha vendimet e domosdoshme që RMV-ja ta vazhdojë rrugëtimin e saj evropian.
“Shpresoj se të gjithë partitë politike në vend, të gjithë përfaqëuesit e popullit, të gjithë deputetët do ta njohin rëndësinë e këtij vendimi dhe votën e tyre do ta japin për popullin, e jo për karrierë personale të cilit do politikan në vend” – tha Kovaçevski.
Stërvitja ushtarake “Përgjigja e shpejtë 23” ndërlidhet me kompleksin e stërvitjeve “Defender Europe 23” që në nivel vjetor rregullisht realizohen në tokën evropiane e që udhëhiqen nga Armata e SHBA-së për Evropë dhe Afrikë. “Përgjigja e shpejtë 23”, sic njofton KlanM, realizohet në 8 vende të rajonit: Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni dhe Kosovë. /KlanMacedonia/