Stërvitja “Përgjigja e Shpejtë 23”: Ditë e hapur për qytetarët!

????????????????????????????????????

U EKSPOZUAN MJETET DHE PAJISJET USHTARAKE TË STËRVITJES

Qytetarë të Kumanovës me rrethinë patën mundësinë që nga afër t`i shohin fluturaket, automjetet dhe pajisjet që do të jenë pjesë të stërvitjes ushtarake “Përgjigje e Shpejtë 23”. Me rastin e nisjes së nesërme të stërvitjes, pajisjet u ekspozuan në aeroportin sportive “Axhi Tepe” afër Kumanovës, njofton KlanM.

Qytetarët me interes të veçantë ndoqën helikopterët ushtarak “Apaçi”, helikopterët transportues “UH – 60”, “Black Hawk” dhe “Chinook”.

Gjithashtu, siç njofton KlanM, vëmendje tërhoqën edhe automjtetet ushtarake “Hamvi”, automjetet e specializuara, automjetet e blinduara “Kobra” dhe “Harmelin”, pajisjet parashutiste, të zhytësve e të ngjashme.

Në mesin e mjeteve të ekspozuar ishte edhe automjeti i sofistikuar dhe i robotizuar “Project Origin” që është në provë në Armatën amerikane dhe paraqet platformë për testime dhe demostrim të teknologjive të reja.

“Këtu kemi partnerët tanë nga SHBA dhe numrin më të madh të fluturakeve që do të shfrytëzohen gjatë stërvitjes, por edhe automjetet e blinduara që do të shfrytëzohen nga ARMV-ja dhe armatat tjera”, tha Jonçe lazarevski.

“Ngjarje të këtilla kemi edhe në SHBA dhe jemi të entuziazmuar për shkak se ndërtojmë miqësi me komunitetin lokal. Kemi shumë fluturake ushtarake, nga bataljoni im kemi automjete të blinduara, ambulanca dhe automjet të ri”, tha Ledi Beta, nënkolonel në armatën e SHBA-ve.

Stërvitja ushtarake “Përgjigja e Shpejtë 23” që zyrtarisht nis të Hënën, siç njofton KlanM, do të jetë stërvitja më e madhe në RMV për këtë vit, me pjesëmarrje të Armatave të katër vendeve të NATO-s dhe një vendi partner; Maqedonia e Veriut, SHBA-të, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, me rreth 1.850 pjesëmarrës./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share