PENDAROVSKI: NËSE NEGOCIATAT NUK BAZOHEN NË HISTORI, DO TË PËRFUNDONIN SHUMË SHPEJT
Vendi juaj ndodhet para një vendimi të rëndësishëm nëse përmes ndryshimit të Kushtetutës do t’i hap rrugën çeljes së kapitujve në fushën e politikës ekonomike dhe sundimi të së drejtës dhe të vazhdojë rrugën në procesin eurointegrues. Kështu ka porositur sot nga Shkupi, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. Ai, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin, Stevo Pendarovski tha se, me anëtarësimin në NATO dhe me procesin rrjedhës për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut ka sjell vendim kyç për ardhmëri në paqe dhe liri dhe tani duhet të përmbush këtë hap të rëndësishëm të anëtarësimit dhe të vazhdojë më tej me planin e saj të reformave
“Unë jam shumë i vetëdijshëm se, Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u konfrontua me vështirësi të posaçme se, besimi te njerëzit dhe besimi në BE u ngarkua me Marrëveshje e Prespës. Ju dhatë shembull mbresëlënës për atë se, është e mundur të tejkalohen dallimeve të thella shumë vjeçare, por kuptohet vetëm nëse ka vullnet politik nga të dyja palët. Për gatishmërinë tuaj pragmatike për kompromis, me përforcimin e raporteve tuaja fqinjësore me Bullgarinë ju falënderoj, unë jam i bindur se ky qëndrim në fund do t’ia vlejë, do të vlerësohet” – deklaroi Frank-Walter Steinmeier, President i Gjermanisë.
Ndërkohë, presidenti Pendarovski, i pyetur rreth kornizës kohore për anëtarësimin e vendit, tha se duke njohur nivelin e gatishmërisë së vendit sa i përket negociatave për integrim në BE, ku Maqedonia e Veriut përgatitet tash më 17 vite, negociatat do të zhvillohet me një dinamikë shumë të shpejtë, nëse nuk procesi nuk do të bazohej në histori.
“Nuk është ky pretendim jo racional, je jemi vendi kandidat për anëtarësim i përgatitur më së miri në historinë e asaj organizate. Ekipet për çdo kapitull janë formuar qysh para një dekade e gjysmë. Unë jam i bindur se, nëse procesi i negociatave me Bashkimin Evropian nuk bazohet në histori, apo në mënyrë dominuese në histori, nëse bazohet në kriteret dhe vlera reale evropiane, ne do t’i përfundojmë në kohë rekorde ato negociata” – tha Stevo Pendarovski.
Ndërkohë, sa i përket rënies së mbështetjes së qytetarëve për Bashkimin Evropian, Pendarovski tha se, argumenti kryesor për këtë rënie është në anën e Brukselit, sepse në vitet e fundit procesi i integrimeve evropiane nuk ka pasur përparim për vendet e Ballkanit Perëndimor. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi