A ja vlen të hiqet dorë nga “kryeministri shqiptar” për ndryshimet kushtetuese?

Avokati i Popullit dhe ish kandidat për kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Ziberi, në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin ka deklaruar se BDI ka vepruar mirë kur ka ofruar dorëheqje kolektive nga pushteti me kushtin për votimin e ndryshimeve kushtetuese nga VMRO-DPMNE. Sipas tij, edhe ideja e heqjes dorë nga kryeministri i parë shqiptar në këmbim të hapjes së rrugës eurointegruese, është e mirëpritur.

“Unë mendoj se në qoftë se vërtet shtrohet në tavolinën e  bisedave si kusht për aprovimin e ndryshimeve kushtetuese heqja dorë eventuale nga ky premtim elektoral, flas në emrin tim personal, nuk kam të drejtë të flas në emër të BDI-së, unë do kisha hequr dorë. N.q.s kjo është garanca që na mundëson ndryshimet kushtetuese dhe fillimin e procesit integrues”, deklaroi mes tjerash Naser Ziberi.

SIpas tij, BDI e ka bërë këtë veprim për t’ia marrë adutet e fundit VMRO-së për ta kundërshtuar idenë e ndryshimeve kushtetuese./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share