Kryetari I Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, përmes një postimi në facebook informoi se ka filluar procedura për vlerësimin e dëmit që moti ka shkaktuar tek të mbjellat në këtë komunë.
”Ftoj fermerët nga komuna e Gazi Babës në periudhën prej datës 25.06 (e martë) deri më 01.07 (e hënë) në periudhën kohore nga ora 08:00-16:30 të paraqesin kërkesë në arkivin e komunës për konstatimin e demit dhe në fazën e dytë do të dalë për inspektim komisioni me qëllim të përpilimit të procesverbalit dhe më pas dorëzimit të lëndëve në Komisionin për vlerësim dhe përcaktim të lartësisë së dëmeve nga fatkeqësitë natyrore pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në komunë është përgatitur formulari që çdo fermer mund ta plotësojë dhe ta dorëzojë në arkiv”, tha Stefkovski.