Katër të dyshuarit mbeten pas grilave!

PARABURGIM 30 DITOR PËR TË DYSHUARIT

Prokuroria Themelore Publike dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër pesë personave – për katër si bashkautorë të veprave penale “rrëmbim” dhe dy “vrasje makabre”, përcjell KlanM. I dyshuari i pestë u ka ndihmuar autorëve gjatë kryerjes së veprës penale – rrëmbim I të miturës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas Prokurorisë, më 22 nëntor, katër të dyshuarit, kanë rrëmbyer nga shtëpia e tij, 74-vjecarin nga Velesi, me qëllim ta detyrojnë t`ua jep makinën “Citroen” për ta shfrytëzuar për të rrëmbyer të miturën nga Shkupi.

“Pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij, e kanë sulmuar, e kanë lidhur dhe me veturë e kanë dërguar afër fshatit Rudnik, ku në mënyrë makabre, një nga të dyshuarit, e ka privuar nga jeta me armë zjarri. Më 27 Nëntor, katër të dyshuarit, të ndihmuar nga personi i pestë, kanë rrëmbyer të miturën nga Shkupi me qëllim që ta detyrojnë familjen e saj të jep para për zhvatje. Gjatë kësja e kanë shfrytëzuar makinën e marrë. Më vonë në mënyrë mizore dhe me paramendin viktimën e kanë privuar nga liria, kurse më vonë djegin makinën “Citroen”, thonë nga PTHP.

Për katër të dyshuarit, në mesin e të cilëve edhe babai i viktimës 14-vjecare, është përcaktuar paraburgimi 30 ditor.

Të veshur me rroba të vecanta dhe të qethur, katër të dyshuarit mbrëmë ishin sjellur në Gjykatën Penale. Nën masa të rrepta të sigurisë ishin dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake.

Opinioni në vend është shqetësuar tejmase duke kërkuar dënimin maksimal për këta njerëz.

Në Facebook është hapur nisma për kthimin e dënimit me vdekje në vend./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share