Mbrojtësi malazez Stefan Savic ka larguar nga Atletico Madrid pas plot 9 sezone me fanellën e “Los Colchoneros”. Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës me mbrojtësin.
Sipas raportimeve, Savic ka arritur marrëveshjen me klubin turk, Trabzonspor. 33-vjeçari pritet të fluturojë drejt Stambollit për të kryer testet mjekësore dhe pastaj të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon.
Ky është largimi i tretë i një qendërmbrojtësi nga Atletico Madrid gjatë kësaj merkate vere, pas transferimit të Çaglar Soyuncu te Fenerbahce dhe largimit të Hermoso, i cili nuk rinovoi kontratën me klubin madrilen.