Statuja 13 metra e gjatë që shfaq Donald Trumpin lakuriq vendoset në SHBA, reagon Partia Republikane

Një statujë që shfaq ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lakuriq, është ekspozuar në një ngastër toke në Nevada të SHBA-së.

Deri më tani, është e paqartë se kush qëndron pas skulpturës 13 metra të gjatë, me Partinë Republikane të Nevadas që ka dënuar atë që e përshkruan si “statujë e mjerueshme”.

“Ndërsa familjet udhëtojnë me veturë nëpër Las Vegas, ato janë të detyruara të shohin këtë marionetë fyese”, tha Partia Republikane, shkruan skynews.

“Presidenti Trump dhe republikanët janë të fokusuar në dhënien e rezultateve që kanë rëndësi – uljen e inflacionit, sigurimin e kufijve tanë, krijimin e vendeve të punës dhe sigurimin e një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë amerikanët”, shtoi ajo.

Bëhet e ditur se Nevada ka votuar demokratët në katër zgjedhjet e fundit presidenciale, por me rezultat të ngushtë – në vitin 2020 Joe Biden fitoi me 50.1% të votave, duke lënë pas Trumpin me 47.7%.

Ndryshe, shumica e votuesve fajësojnë “retorikën ekstreme politike” nga disa politikanë dhe figura publike për kontributin në tentativën e dukshme për vrasjen e Trumpit në Florida muajin e kaluar.

Ryan Routh është deklaruar i pafajshëm për përpjekjen për të vrarë kandidatin presidencial republikan, i cili i mbijetoi një tentative për vrasje edhe në një tjetër incident në Pensilvani. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share