Stano: Përshëndesim njohjen zyrtare të targave RKS nga Serbia

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell Fontelles, ka reaguar lidhur me hapin e rradhës të hedhur nga autoritetet serbe në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd. Peter Stano është shprehur, se BE-ja mirëpret vendimin e Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve  të Republikës së Kosovës RKS të lëshuara nga Kosova. “Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit, si dhe në angazhimet e shkuara të dialogut lidhur me lirinë e lëvizjes. Ai tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky vendim përbën gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të letrave ngjitëse. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme.” ka deklaruar Peter Stano.

Erisa Zykaj, Tv Klan – Bruksel

Lexo gjithashtu
Total
0
Share