Standardi jetësor! LSDM: Punëtorët meritojnë pagë minimale prej 500 eurove!

Qeveria nuk bën asgjë dhe ndaloi procesin e rritjes pagave, nuk pranon propozime që janë në interes të qytetarëve që të ulen çmimet e llogarive për rrymën – tha gjatë një aktiviteti partiak në Kriva Pallankë, kreu I LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, jemi të parët në rajon, vetëm për shtrenjtime dhe rënie të standardit.

Ndryshe, socialdemokraët insistojnë që paga minimale të jetë 500 euro.

BOGDANKA KUZESKA – LSDM

“Çdo ditë zhgënjime nga Qeveria e DPMNE-së, pagat e punëtorëve nuk do të rriten as edhe këtë muaj, që do të thotë se punëtorët janë lënë të vetëm nga Qeveria që të luftojnë me harxhimet e larta enorme. Vetëm të rikujtojmë se kur ka dëshirë mundet – gjithçka, në kohën e LSDM-së në pushtet, paga minimale u rrit për 4 herë, nga 8.000 denarë në 22.000 denarë.

Do të thotë, nëse qeveria me të vërtetë kujdeset për standardin jetësor të qytetarëve, mund të bëjë diçka dhe të mbështes qytetarët.

Ne në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me politika që paraqesin mbështetje për standrdin jetësor dhe do të dorëzojmë zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale në 500 euro.”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share