Standardi jetësor/ LSDM: Pagë minimale prej 500 euro për të shpëtuar standardin e punëtorëve!

Punëtorët të mos presin pagë minimale prej 500 eurove – thanë dje nga Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë.

Punëtorët duhet të kënaqen me pagën minimale të garantuar që do të rritet konform metodologjisë së konstatuar ligjore.

Sipas Sindikatës, problemi është se punëdhënësit nuk pajtohen për rritjen e pagave nëse Qeveria nuk i subvencionon kontributet.

Për pagat reagojnë edhe nga LSDM-ja. Sipas tyre, pasi dështuan të gjitha “shportat”, është e qartë se Qeveria s`ka strategji për të parandaluar rritjen e çmimeve.

Sipas socialdemokratëve, indikatorët ekonomik janë brutalisht të sakta. Çmimet rriten disa herë më shpejtë se pagat, rryma është shtrenjtuar për 20 deri 30%, ngrohja qendrore për 5%, produktet themelore të ushqimit 30%, për katër muaj me radhë bie prodhimi indukstrial derisa eksporti është zvogëluar për 5.9%.

LSDM-ja thotë se shansi i fundit që të tregohet respekti minimal ndaj qytetarëve është që Qeveria të intervenojë dhe paga minimale të rritet në 500 euro.

“Nëse paga minimale nuk rritet në 500 euro, kjo do të thotë përkeqësimin e mëtutjesëm të jetës së mijëra familjeve, që mezi mbijetojnë. Rritja e pagave është mënyra e vetme që të parandalohet varfërimi i mëtutjeshëm i qytetarëve dhe të mundësohet progresi ekonomik. Pa këtë masë, qindra mijëra punëtorë do të vazhdojnë të punojnë për paga që nuk mjaftojnë për të mbuluar harxhimet elementare” – thonë nga LSDM.

Kryeministri Mickoski disa herë ka deklaruar se si Qeveri do të pranojë marrëveshjen e Sindikatave dhe punëdhësve. I pyetur për pagën minimale, ai potencoi se Qeveria së shpejti do të formojë një komision ku duhet të konstatohet përfaqësimi i përfaqësuesve sindikal në Këshilli Ekonomiko-Social.

Në takimin e fundit të këtij Këshilli, Qeveria u kishte thënë sindikatave dhe punëdhënësve se nuk do ta mbështesë subvencionimin e pagave. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share