Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistika edhe një herë konfirmojnë çmimet e larta, harxhimet më të mëdha jetësore dhe pasigurinë ekonomike – thonë nga LSDM-ja, duke shtuar se inflacioni po rritet kurse pagat e punëtorëve po stagnojnë.
Sipas socialdemokratëve, harxhimet jetësore për dhjetorin 2024 janë rritur për 4.4%, kurse me mijëra familje detyrhen të jetojnë me paga që nuk mund t`i mbulojnë produktet themelore të ushqimit.
“Derisa qytetarët po e ndjejnë këtë goditje ekonomike, Qeveria e DPMNE-së, mbetet dëshmitar i heshtur dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në varfërimin e popullit. “Shportat” e rrejshme të Vitit të Ri, që duhej të sillnin lehtësime, përfunduan si farsë, tregtarët e mëdhenj e rritën pasurinë në llogari të popullit. Në vend që të sigurojë mbështetje për qytetarët dhe punëtorët, Qeveria e VMRO-DPMNE-së i la të vetëm qytetarët” – thonë nga LSDM.
Por, nga VMRO-DPMNE mendojnë ndryshe. Partia në pushtet kërkon që LSDM-ja ta pranojë, servilitetin ndaj BDI-së dhe t`u kërkojë falje qytetarëve, sic thonë, për veprimet kriminale të Grubit.
“Tani si fillim, LSDM-ja duhet t`i kërkojë falje opinionit, gjithë qytearëve për heshtjen ndaj këtij krimi, për vjedhjen e parave të popullit. LSDM-ja duhet të inkurajohet, ta pranojë servilitetin ndaj BDI-së. LSDM këtë duhet ta bëjë për vete, që të ndalet të bëhet parti e politikanëve të shantazhuar, të cilëve më të rëndësishme u janë interesat personale dhe partiake” – tha Brane Petrushevski.
Duke iu përgjigjur kritikave lidhur me aspektin ekonomik, nga VMRO-DPMNE thonë se pagat dhe pensionet po rriten, ekonomia është stabilizuar, kurse investimet e huaja janë në nivelin më të lartë historik. /tvklan.mk/