Skandali në Rijad bën bashkë rivalët e përbetuar
Rivalët e përbetuar, tifozët e gjigandëve turk Gallatasaraj dhe Fenerbahçe, kanë shkruar histori, pasi bashkë pritën futbollistët që të premten mbrëmë duhej ta zhvillonin ndeshjen e Superkupës turke në Rijad të Arabisë Saudite.
Futbollistët e Galatasarajit dhe Fenerbahçes ishin pritur si heronj pas kthimit nga Arabia Saudite. Skenat nga aeroporti i Stambollit ishin joreale.
Ndeshja duhej të zhvillohej në 100-vjetorin e themelimit të shtetit modern turk. Gallatasaraj kishte në plan të prezantohej me fanellat me mbishkrimin e citatit të Kemal Ataturkut “Paqë në shtëpi, paqë në botë”, kurse ato të Fenerbahçes donin të dilnin në fushë me fanella me pamje të Ataturkut, por autoritetet e Arabisë Saudite nuk kishin lejuar./KlanMacedonia
FENERBAHÇE 💛💙🇹🇷 pic.twitter.com/dJo7JCrXLr
— Fener Global (@FenerGlobalOrg) December 30, 2023