Për shkak të depërtimit të valës së ftohtë atmosferike nga veriu dhe veriperëndimi, reshjet e shiut që kanë kapluar disa pjesë të vendit, në vendet me lartësi mbidetare mbi 1.000 metra, do të kalojnë në reshje dëbore, posaçërisht në pjesët veriore, veriperëndimore dhe verilindore – njofton MeteoAlarm.
Por, duket se vjen stabilizimi i motit dhe rritja e temperaturave.
Sipas MeteoAlarm, gjatë javës së ardhshme, territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e Anticikloni tjetër me presion të lartë atmosferik dhe një vale shumë më të ngrohtë nga jugu.
Kjo do të rezultojë që të mbizotërojë mot pranveror me shumë diell dhe me shumë pak reshje kurse temperaturat do të shënojnë tendenca të rritjes veçanërisht nga e mërkura – 5 mars ku temperaturat maksimale do të shkojnë nga 15 deri në 22 gradë Celsius.
Kjo konfirmohet edhe nga ueb-faqja e Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike në parashikimet e motit për tri ditët e ardhshme.
Metereologët paralajmërojnë se moti I këtillë I ngrohtë, jo I zakonshëm për këtë periudhë të vitit, mund të ndikojë në zgjimin e hershëm të natyrës dhe lulëzimin e pemëve, që sipas tyre nuk do të ishte në favor të bujqve.
Por, paralajmërohet se dimri ende nuk e ka thënë fjalën e fundit dhe se priten depërtime të mëtutjeshme të valëve të ftohta nga veriu. /tvklan.mk/