Sqarim për lexuesit dhe opinionin

KLAN MAQEDONI me keqardhje dëshiron të sqarojë opinionin dhe lexuesit e vet, se lajmi i publikuar disa orë më parë me titullin “Arben Taravari në selinë e VMRO-DPMNE-së, takohet me Mickoskin!” është publikuar pa dijenin e Redaktorëve përgjegjës si dhe menaxhmentit të ri të Televizionit.

Punonjësi përgjegjës pa u konsultuar me menaxhmentin dhe redaktorët e ka publikuar lajmin në web faqen e televizionit.

Gjithashtu ka bërë edhe një veprim akoma më të papërgjegjshëm duke e shpërndarë lajmin në disa email adresa të redaksive të tjera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këto veprime dyshojmë se synojnë të prishim imazhin e televizionit dhe për të vendosur stafin në pozitë të palakmueshme si pasojë e ndryshimeve kadrovike në TV Klan.

Andaj, fillimisht u kërkojmë falje z. Arben Taravari dhe z. Hristijan Mickoski, por edhe të gjithë lexuesve për këtë situatë të padëshiruar dhe të panevojshme, ndërsa menaxhmenti do të ndërmerr të gjitha masat për përcaktim të përgjegjësisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share