Pas publikimit të lajmit se Bllagoja Milevski mbetet në postin seleksionues i reprezentacionit “A” të Maqedonisë së Veriut, mediumet e Malit Zi kanë publikuar një lajm me titullin “Megjithatë, Grof nuk vjen në pankinën e Maqedonisë së Veriut, Milevski mbetet seleksionues”.
Më tej në portalin Sportski.me, shkruan se “Bordi i Drejtues i FFM-së sot ka njoftuar se seleksionuesi aktual Bllagoja Milevski do ta udhëheqë skuadrën deri në fund të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Kjo do të thotë se nga ardhja e malazezit Miodrag Grof Bozhoviq nuk do të ketë asgjë.
Këshilli Drejtues ka cilësuar se Milevski ka bërë punë të mirë në kualifikime, kështu që I jepet mundësi të përfundojë mandatin.
Pas tre xhirove të luajtura në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, Maqedonia e Veriut ka tri pikë dhe është në pozitën e katërt.
Në bazë këtij shkrimi në portalin malazez Sportski.me, mund të kuptohet se dikush vërtet ka biseduar për trajnerin Miodrag Grof Bozhoviq andaj spekulimet përlargimin e Milevskit nuk kanë qenë të rastit.
Këshilli Drejtues i FFM-së deri në fund të nëntorit ka kohë bollshme që të analizoj të gjitha opsionet se kush mund të jetë seleksionues i ardhshëm pa e përjashtuar mundësinë që në kë postë të jetë ndonjë nga trajnerët e njohur shqiptar. /KLanMacedonia/