Sportelet e MPB-së tek Radio Televizioni i Maqedonisë punojnë edhe të shtunën

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se të shtunën më date 6 janar të vitit 2024, do të punojnë sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektin e RTVM-së.

Sportelet do të jenë të hapura nga ora 8 deri në ora 16.

Ndërkohë në sportelet e sektorëve për punë të brendshme në Shkup, qytetarët presin me orë të tëra për të aplikuar për nxjerrjen e dokumenteve personale, kryesisht pasaporta. Radhë të gjata ka edhe nga qytetarët të cilët  presin vetëm për ti marrë dokumentet personale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjendja e këtillë në sportelet e SPB-ve në Shkup, bëhet për shkak të afatit ligjor për vlefshmërinë e dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit, të cilat do të jenë vlefshme deri më 12 shkurt.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share