Julian Nagelsmann është lumturuar që Bayern u eliminua në gjysmëfinalen e Champions League. Trajneri nuk ka asgjë kundër ish-klubit të tij, por fakti është që ai do të ketë futbollistët e kombëtares që luajnë me Bayern më herët në grumbullimin për të përgatitur finalen e europianit.
Ekipi i Bayernit përfshin lojtarët e kombëtares si Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Thomas Müller dhe Leroy Sané.
Kështu që përgatitjet e Gjermanisë për Kampionatin Evropian rrezikonin të ndërpriteshin nga suksesi i ekipeve gjermane në Ligën e Kampionëve.
Tashmë humbja e Bayernit do ta lërë trajnerin e Gjermanisë Julian Nagelsmann pa lojtarët e Madridit, Toni Kroos dhe Antonio Rüdiger.
Nga lojtarët e Dortmundit, vetëm Niclas Füllkrug u thirr për miqësoret me Francën dhe Holandën. Por paraqitjet e Mats Hummels, Nico Schlotterbeck, Emre Can dhe Julian Brandt mund ta tundojnë trajnerin e kombëtares gjermane.
Finalja e Champions League do të zhvillohet në Londër më 1 Qershor, që do të thotë se lojtarët e kombëtares gjermane të përfshirë do të duhet të anashkalojë përgatitjet për Euro 2024.
Nagelsmann do të grumbullojë lojtarët në një kamp stërvitor nga 26 – 31 Maj në Blankenhain, në Gjermaninë qendrore. Më pas përgatitjet e Gjermanisë për Euro 2024 do të vazhdojnë në Herzogenaurach, në Bavari.
Skuadra do të luajë me Ukrainën në një miqësore në Nuremberg më 3 Qershor, ndërsa më 7 Qershor do të përballet me Greqinë në Mönchengladbach.