Spitali modular Tetovë: Përfundoi procedura e dëshmive

MË 25 PRILL FJALËT PËRFUNDIMTARE

Në seancën e sotme gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetovë si dëshmitarë të fundit ishin marrë në pyetje dy të punësuar në sigurimin e Spitalit Klinik në Tetovë si dhe një mjeke e repartit internistik që ka qenë e angazhuar në spitalin modular, njofton KlanM.

Dëshmitë e dy punonjësve të sigurimit dhe mirëmbajtjes së objektit ishin thuajse identike. Në pyetjen e avokatëve, sic percjell KlanM, ata kanë thënë se në objektin kanë parë aparate kundër zjarrit kurse të dy kanë konfirmuar se në derën hyrëse ka pasur shenjë të dallueshme për ndalesë të hyrjes.

Mjekja gjatë dëshmisë gjatë pyetjes ka mohuar se covid – spitali ka pasur udhëheqës duke thënë se secili që ka qenë në ndërrim ka qenë përgjegjës.

Në seancën e sotme gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetovë përfundoi procedura e dëshmive, kurse sic njofton KlanM, më 25 prill do të pasojnë fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe palës mbrojtëse.

Të akuzuar për këtë rast janë ish drejtorët e Spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe mjeku Boban Vuçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share