Spitali i Kumanovës pas asnjë mjek në vendin e punës! Reagon prindi i revoltuar i cili e dërgoi djalin për mjekim sepse ishte sulmuar nga qentë endacak

Në redaksinë e Televizionit Klan Macedonia ka arritur një ankesë së bashku me video nga një qytetar i Kumanovës, i cili sqaron se djali i tij sot rreth orës 16:30 është sulmuar nga tre qenë endacakë, mirëpo kur e kanë dërguar djalin në spitalin e qytetit, në repartin infektiv për mjekim, aty nuk ka pasur asnjë mjek.

Ai shprehet i revoltuar për situatën me të cilën është përballur, teksa thotë se ka pritur 30 minuta dhe më pas motra mediciale e ka lajmëruar mjeken në telefon dhe i ka sqaruar se ka një pacient i cili po pret për mjekim. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share